“Gjermania në krizë industriale historike: Rënia e prodhimit dhe sfidat për ekonominë europiane”

Gjermania po përjeton krizën më të rëndë industriale që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa modeli i saj i famshëm i rritjes së bazuar në eksport, i njohur si “mrekullia tregtare”, po shpërbëhet shpejt.

 

Sipas ekonomistit francez, Nicolas Duzé, “çdo faktor që e mbante gjallë makinën gjermane – ka ndalur”, duke theksuar se Berlini po përballet me pasojat e një modeli ekonomik që më nuk funksionon. Të dhënat nga Federata Gjermane e Industrisë (BDI) tregojnë një rënie strukturore të prodhimit industrial për katër vite radhazi, duke tejkaluar ndikimin e recesionit të 2008 dhe të pandemisë së vitit 2020.

Sektori automobilistik, tradicionalisht shtylla e industrisë gjermane, ka humbur 49,000 vende pune vetëm brenda një viti, një humbje që BDI e përshkruan si “gjakderdhje sociale”. Ndërkohë, konkurrenca e fortë nga Kina në fushën e automjeteve elektrike dhe batërive, si dhe presionet e ardhshme për ndalimin e motorëve me djegie të brendshme deri në 2035, e bëjnë sfidën edhe më të madhe.

Duzé identifikon disa faktorë kryesorë për këtë krizë: humbja e furnizimit me gaz rus dhe rritja e çmimeve të energjisë, vonesa në tranzicionin drejt energjisë së gjelbër krahasuar me Kinën, presion global për eksport dhe investime, si dhe problemet demografike dhe burokratike që vështirësojnë punësimin dhe rritin kostot.

Ekspertët paralajmërojnë se papunësia mund të arrijë deri në 6% deri në vitin 2026, një nivel i paprecedent në historinë moderne të Gjermanisë. Kjo ka shtuar presion mbi qeverinë e kancelarit Friedrich Merz për të miratuar një paketë të gjerë mbështetjeje për industrinë, të cilën disa e quajnë “Plani Marshall Industrial”.

Kriza gjermane po ndikon jo vetëm në ekonominë vendase, por edhe në të gjithë Bashkimin Evropian, duke ngadalësuar rritjen e Unionit dhe duke rritur sfidat për stabilitetin dhe konkurrencën në Europë.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT