Komuna e Strugës shpall thirrje publike për subvencionimin e udhëheqësve të grupeve turistike në mal

Komuna e Strugës ofron subvencione për personat fizikë, organizatat joqeveritare dhe shoqatat që udhëheqin grupe turistike në zonat malore, për promovimin e turizmit malor dhe aventurizmit. Afati për aplikim është 10 dhjetor 2025.

 

Komuna e Strugës ka shpallur një thirrje publike për subvencionimin e personave fizikë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave që merren me udhëheqjen e grupeve turistike në mal. Qëllimi është promovimi i turizmit malor dhe aventurizmit, si dhe rritja e vizibilitetit të Strugës si destinacion turistik.

Lënda e përkrahjes:
Subvencionohen personat fizikë, OJQ-të, shoqatat dhe subjektet e tjera që organizojnë dhe udhëheqin grupe turistike në zonat malore, duke përfshirë aktivitete si ecje, alpinizëm, ngjitje sportive, çiklizëm malor, ski dhe snowboard, kalërim, eko-ture, aktivitete aventuriere, speleologji, turizëm kulturor, etno-turizëm dhe turizëm fotografik.

Dedikimi i mjeteve dhe shuma e subvencioneve:
Me qëllim promovimin e turizmit malor dhe rural, Komuna e Strugës, përmes Njësisë për turizëm, ka parashikuar një fond total prej 300.000 denarësh, të cilat do të shpërndahen proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë sipas numrit të kërkesave të vlefshme.

Kush ka të drejtë pjesëmarrjeje:
Në thirrjen publike mund të aplikojnë të gjithë personat fizikë, OJQ-të, shoqatat dhe subjektet e tjera që veprojnë në territorin e Komunës së Strugës dhe merren me udhëheqjen e grupeve turistike malore.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formular i aplikimit

  • Kopje e letërnjoftimit (për personat fizikë)

  • Llogari transaksionale (për personat fizikë)

  • Liçencë/çertifikatë për udhëheqjen e grupeve në mal

  • Akt regjistrimi/akt themelimi (për OJQ-të dhe shoqatat)

  • Statut ose dokument tjetër që dëshmon aktivitetin në turizmin malor/rural dhe aventurizmin

  • Referenca ose vërtetime për aktivitete të mëparshme

  • Dokumentacion shtesë sipas nevojës

Afati për dorëzim të dokumenteve:
Të gjitha dokumentet dorëzohen te sporteli i administratës komunale më së voni më 10 dhjetor 2025, nga ora 08:00 deri në ora 16:00. Dokumentacioni i paplotë ose i dorëzuar pas afatit nuk do të shqyrtohet.

Procesi i shqyrtimit dhe pagesës:
Komision i veçantë i formuar nga Kryetari i Komunës së Strugës do të shqyrtojë kërkesat dhe do të përpilojë listën e kërkesave të miratuara. Pagesat do të realizohen nga Sektori për çështje financiare i Komunës së Strugës në llogaritë e aplikantëve të përzgjedhur.

Projekte për ndryshim të qëndrueshëm – themele për një të ardhme të sigurt!

TË NDRYSHME

TË FUNDIT