Feti Abazi: “E shënuam Ditën e Europës, me debatin kundër mbeturinave”

“Në vazhdën e aksionit të nisur me fillimin e pranverës, kemi pastruar mbi 4 deponi të egra, me angazhimin e NPK “Sharri”, shkollave fillore dhe qytetarëve të ndërgjegjshëm.

 

Dje nisëm edhe debatin 3-ditor në bashkëpunim me Shoqatën “Për Tetovën” dhe ZIPP Institutin, për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, në kuadër të “Asamblesë Klimatike të Komunës së Bogovinës”, ka njoftuar kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

“Së bashku për një mjedis më të pastër, më të gjelbër dhe më të shëndetshëm për të gjithë!

Urime 9 Maji – Dita e Evropës!”, ka mbaruar, ai.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT