Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet Ambasada Kineze në Republikën e Maqedonisë dhe në Republikën e Maqedonisë

Shkaku i këtij takimi të përfaqësuesve nga Ambasada e Kinës në Shkup, z. He Binghua – Këshilltar Ekonomik dhe Komercial dhe znj. Zhenzhen Yang – Sekretare e Dytë, nga Ambasada e Kinës në RMV, ishte njohja me drejtorin e sapoemëruar të ISRMV-së, z. Gazmend Aliu.
Drejtori i ISRM-së shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e veçantë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, si dhe rëndësinë dhe hapat konkretë drejt këtij bashkëpunimi në dobi të ekonomisë sonë, konkurrencës dhe zhvillimit teknologjik, me qëllim që të bëhen praktika të mira në të ardhmen.
U prezantua mundësia për bashkëpunim multilateral dhe bilateral, nga aspekti i standardizimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare për standardizim ISO dhe IEC,, si dhe vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet ISRMV-së dhe Administratës së Standardizimit të Kinës (SAC).
Në takim nga ana e ISRMV-së morën pjesë përfaqësues drejtues: drejtori z. Gazmend Aliu, mr. Goran Pletvarski, mr. Zhakalina Sekovska, dr. Ruzhica Jovanoviq Malinovska, Viliam Hristovski dhe mr. Liljana Hadzhievska Antovska.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT