Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia shqiptare vijon të ketë një varësi të lartë nga sektorët tradicionalë, ku forca fizike mbetet komponenti kryesor i punës. Sipas raportit, rreth 57.1% e të punësuarve në vend janë të angazhuar në sektorë që klasifikohen si “punë krahu”.
Shpërndarja e punësimit sipas sektorëve fizikë:
-
Bujqësia: Mbetet punëdhënësi kryesor me 36.7% të të punësuarve.
-
Prodhimi: Zë 10.1% të peshës totale të punësimit.
-
Ndërtimi: Përfaqëson 7.9% të forcës punëtore.
-
Industria nxjerrëse dhe Energjia: Përfshijnë rreth 2.4% të të punësuarve.
Në shifra konkrete, nga 1.17 milionë të punësuar gjithsej në Shqipëri, rreth 672 mijë persona punojnë në këta sektorë.
Sektori i shërbimeve dhe diversifikimi:
Pjesa tjetër e strukturës së punësimit, prej 42.8%, i takon sektorit të shërbimeve. Megjithatë, ekspertët vërejnë se edhe brenda sektorëve të “punës së krahut”, një pjesë e pozicioneve janë administrative apo menaxheriale, por në tërësi, ekonomia mbetet e orientuar drejt forcës fizike dhe industrive tradicionale.


