Përmes një reagimi publik, Lulzim Aliti ka lëshuar akuza të forta ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në ditën e përvjetorit të shpalljes së zonës së lirë në Karadakun e Likovës. Aliti ka radhitur emrat e komandantëve dhe eprorëve të cilët, sipas tij, u eliminuan ose u dënuan pas lufte, ndërsa sot sakrifica e tyre përdoret për fjalime politike.
Postimi i plotë i Lulzim Alitit:
“A i ka tregu dikush Ali Ahmetit se eprorët që e kanë mbajtur frontin në Karadakun e Likovës, disa prej tyre janë vrarë pas lufte, e një pjesë e madhe përfunduan në burg?
-
Komandant Shqiponja: i vrarë pas lufte, që veproi në Mateç e Hotël.
-
Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj: të vrarë, pikërisht në ato kodra ku sot mbahen fjalime.
-
Komandant Kushtrimi: i vrarë, një ndër figurat më të spikatura të UÇK-së.
-
Nuri Mazari, Komandant Struga: i vrarë në pabesi pas lufte.
-
Gjeneral Sokoli: i dënuar me burgim të përjetshëm, organizator i vijës së parë nga Tanusha deri në Sllupçan.
-
Komandant Malisheva: gjithashtu me burgim të përjetshëm, një ndër komandantët më të zot të vitit 2001.
-
Komandant Teli: i vrarë me shokët e tijë gjatë luftës poashtu në pabesi.
-
Rexhail Qerimi: epror i spikatur i burgosur me burg të përjetshëm në rast të montuar politik ku edhe ndërroi jetë në burg.
Ushtarët, invalidët e familjarët e dëshmorëve të UÇK-së janë lënë 24 vite në mëshirë të fatit. Dikur as në Seli të BDI-së nuk u lejohej të hynin, edhe pse kishin dhënë shumë mund, sakrificë, gjymtyrë e gjak!
Ka edhe shumë, po deshtët ua numëroj!?
Për të gjithë këta, ende sot ekzistojnë dyshime dhe pikëpyetje të mëdha që, sipas shumëkujt, çojnë drejt strukturave të pushtetit të pasluftës, e që të gjitha lidhen me BDI dhe vet Ali Ahmetin. Dhe sot, në vend të reflektimit e përgjegjësisë, shohim fjalime, dekor dhe retorikë, pikërisht mbi sakrificën e atyre që nuk janë më për të folur.
Urime 2 Maji dita e shpalljes së zonës së lirë. Por ndoshta më shumë se festë, kjo datë duhet të jetë kujtesë… kujtesë për ata që dhanë gjithçka, dhe për ata që sot flasin shumë, por sqarojnë pak.”


