Tetovë, 20 prill 2026 – Myftinia e Tetovës ka zyrtarizuar sot emërimin e imamit të ri për xhaminë e fshatit Dëbërcë. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Myftinisë, Nafi ef. Asani pranoi dekretin e emërimit nga duart e Myftiut të Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili.
Gjatë dorëzimit të dekretit, Myftiu Xhemaili uroi imamin e ri për detyrën e marrë, duke vënë theksin te përgjegjësia dhe rëndësia e këtij misioni. Ai i dëshiroi Nafi efendiut shëndet dhe mbarësi në shërbimin ndaj besimtarëve të Dëbërcës, duke shprehur besimin se ky angazhim do të kontribuojë në jetën fetare dhe unitetin e komunitetit lokal.
Nga ana tjetër, ky emërim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Myftinisë së Tetovës për të kompletuar kuadrin e saj fetar nëpër vendbanimet e rajonit me persona të kualifikuar dhe të përkushtuar ndaj misionit të shenjtë.


