Real Madridi, makthi i Bayernit: Dominim absolut në prag të çerekfinales së madhe

Real Madridi dhe Bayern Munihu do të rishfaqin “Klasiken Evropiane” në çerekfinalet e këtij sezoni të Champions League, me historinë që flet dukshëm në favor të madrilenëve. Statistikat e fundit tregojnë një dominim total të spanjollëve, të cilët në nëntë përballjet e fundit direkte nuk njohin asnjë humbje ndaj gjigantit gjerman.

 

Me një rekord mbresëlënës prej tetë fitoresh dhe një barazimi, “Los Blancos” kanë konfirmuar pushtetin e tyre në arenën evropiane sa herë që janë ndeshur me bavarezët. Përballja e tyre e fundit ishte në vitin 2024, ku Real Madridi eliminoi Bayernin në gjysmëfinale, rrugëtim ky që përfundoi me ngritjen e trofeut pas fitores ndaj Borussia Dortmundit në finale.

Sipas orarit zyrtar, ndeshja e parë çerekfinale do të luhet më 7 prill në “Santiago Bernabeu”, ndërsa ajo e kthimit më 15 prill në “Allianz Arena”. Mbetet të shihet nëse Bayerni do të arrijë të thyejë këtë seri negative apo nëse Real Madridi do të vazhdojë rrugëtimin drejt një tjetër suksesi në kompeticionin e tyre të preferuar.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT