Administrata e Donald Trump vendosi të lehtësojë për 30 ditë një pjesë të sanksioneve ndaj naftës iraniane, duke lejuar rreth 140 milionë fuçi të hyjnë në tregjet globale. Ky hap synon të ulë çmimet e energjisë mes luftës amerikano-izraelite kundër Iranit dhe presionit mbi furnizimet.
Licenca, e vlefshme deri më 19 prill, përjashton Kubën, Korenë e Veriut dhe Krimenë. Përfitimin më të madh pritet ta ketë Azia, si blerësi kryesor i naftës nga Lindja e Mesme, ndërsa SHBA paralajmëron se do të përdorë “fuçitë iraniane kundër Teheranit” për të mbajtur çmimet të ulëta.


