Kthim në mot të ndryshueshëm në fillim të javës së ardhshme: Shi dhe borë në Maqedoni

Fillimi i javës së ardhshme (23 dhe 24 mars 2026) në Maqedoni do të sjellë sërish vranësira të shtuara, reshje lokale shiu dhe erë të fortë nga veriu, sidomos të martën. Në malet mbi lartësinë 1500–1600 metra priten reshje të dobëta bore.

 

Sipas analizës meteorologjike të Slavço Popovskit, të hënën (23 mars) dhe sidomos të martën (24 mars) 2026, moti do të jetë i paqëndrueshëm me qiell kryesisht të vrenjtur dhe mundësi për reshje të dobëta lokale shiu. Në zonat malore mbi 1500/1600 m lartësi, reshjet do të kalojnë në borë – gjë që është e zakonshme për këtë periudhë të vitit kur masat e ftohta ajrore nga veriu zbresin drejt Ballkanit.

Shkup dhe rrethinë situata do të jetë e ngjashme: vranësira të shumta, mundësi për shi të dobët lokal dhe sidomos të martën (24 mars) do të fryjë erë e fortë herë pas here nga drejtimi verior.

Temperaturat do të mbeten relativisht të ulëta për fundin e marsit:

  • Në mëngjes: nga -2°C deri në 6°C nëpër vend, ndërsa në Shkup mes 3°C dhe 4°C.
  • Gjatë ditës: nga 10°C deri në 17°C, ndërsa në Shkup priten 14–15°C.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT