Një ilaç i papritur për demencën: Pilula e vogël blu “Viagra”

Gjetja e përdorimeve të reja për ilaçet ekzistuese është një qasje më e shpejtë, më e sigurt dhe më e lirë sesa zhvillimi i terapive krejtësisht të reja. Sipas një analize të re, ilaçi për disfunksion erektil “Viagra” mund të jetë një nga kandidatët më të mirë për trajtimin e sëmundjes së Alzheimerit. Ky është përfundimi i një paneli ekspertësh që renditën ilaçet dhe vaksinat ekzistuese sipas potencialit të tyre për mbrojtje nga çrregullimet neurodegjenerative.

 

Tre kandidatët kryesorë

Paneli prej 21 ekspertësh shqyrtoi me kujdes prova klinike dhe sugjerime nga publiku, duke përpiluar një listë prej 80 ilaçesh me potencial në trajtimin e Alzheimerit. Përmes procesit të njohur si konsensus Delphi, u përzgjodhën tre kandidatë kryesorë: sildenafil (“Viagra”), Zostavax (vaksinë kundër herpes zoster) dhe riluzol (ilaç për sklerozën laterale amiotrofike).

Të tre këta ilaçe kanë qenë më parë të lidhur me parandalimin e Alzheimerit në studime, por përzgjedhja e panelit përbën një konfirmim të rëndësishëm për potencialin e tyre.

Si funksionojnë?

  • Sildenafil (Viagra): vepron si inhibitor i relaksimit të enëve të gjakut. Studimet sugjerojnë se mund të ulë rrezikun e Alzheimerit duke reduktuar akumulimin e proteinës tau toksike në tru.
  • Zostavax: vaksina kundër herpes zoster mund të forcojë sistemin imunitar, duke ofruar mbrojtje kundër Alzheimerit.
  • Riluzol: ndihmon në mbrojtjen e neuroneve duke ndryshuar rrugët biologjike dhe duke ulur nivelet e kimikateve të trurit të lidhura me sëmundjet neurodegjenerative.

Nevoja për më shumë kërkime

Ekspertët theksojnë se, edhe pse këta kandidatë duken premtues, nuk ka ende siguri se mund të parandalojnë ose të trajtojnë Alzheimerin tek njerëzit. Hapi i ardhshëm janë provat klinike të plota, të cilat do të përcaktojnë vlerën e tyre reale. Shkencëtarët paralajmërojnë se demenca është një gjendje komplekse me shumë faktorë, dhe kuptimi i ndërveprimit të tyre mbetet një sfidë e madhe.

 

TË NDRYSHME

TË FUNDIT