FRIKË NGA KUQEZINJTË? / Ish-kapiteni i Polonisë jep alarmin: “Ndaj Shqipërisë duhet luftë, mos i nënçmoni!”

Ndërsa numërimi mbrapsht për gjysmëfinalen e madhe të 26 marsit ka filluar, në kampin polak ka nisur të ndihet presioni i përballjes me kuqezinjtë e Sylvinhos. Ish-kapiteni i Polonisë, Roman Kosecki, në një prononcim për mediat vendase, ka paralajmëruar se kombëtarja e tij duhet të jetë maksimalisht e përgatitur për një betejë të vërtetë fizike dhe taktike.

 

“Së pari duhet të merremi me Shqipërinë”

Kosecki u ka bërë thirrje trajnerëve të klubeve dhe opinionit sportiv në Poloni që të lënë anash polemikat për ftesat e lojtarëve dhe të fokusohen te qëllimi i madh: Botërori 2026. Sipas tij, askush nuk guxon ta nënçmojë forcën e Shqipërisë.

“Si suedezët ashtu edhe ukrainasit janë brenda mundësive tona nëse kalojmë, por së pari duhet të merremi me Shqipërinë. Nuk mund të dorëzohemi, duhet të jemi të përgatitur për të luftuar në fushë,” deklaroi Kosecki për “Meczyki.pl”.

Presioni mbi Poloninë si vendase

Edhe pse luan në shtëpi, Polonia e sheh veten në një pozitë delikate. Fakti që një figurë si Kosecki kërkon mobilizim total tregon se rritja e kuqezinjve (sidomos pas formës së lojtarëve si Mitaj e të tjerë) po ndiqet me shqetësim në Varshavë.

Polakët besojnë te fati, por e dinë që përballë kanë një Shqipëri që nuk dorëzohet lehtë dhe që kërkon të shkruajë historinë duke prekur finalen e “Play-Off”-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT