“Ka jeni nis, bre?” – Thirrja e Komandant Hoxhës kundër përçarjes së shqiptarëve

Shkruan: Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha

 

Ka jeni nis, bre…
Shqiptarët, me vetëdije apo pa vetëdije, po përçahen në baza fetare apo kombëtare. Sipas komenteve vërehet përçarje: kush përkrah Amerikën e kush Iranin.

Në këto momente, kur arinjtë e mëdhenj janë në luftë, ne nuk kemi tjetër zgjidhje si shqiptarë veçse të jemi unikë dhe të mos nxitemi me emocione nga ndodhitë e botës, ku luftërat marrin çdo ditë e më shumë flakë.

Sado që Putini puth Kuranin, ai për ne shqiptarët është pasardhës i atyre që kanë masakruar me shekuj shqiptarët. Irani asnjëherë nuk e ka përkrahur rezistencën shqiptare dhe deri sot nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Sado që Trump e Netanjahu ndezin çdo ditë e më shumë zjarre nëpër botë, amerikanët do ta ndalin apo largojnë Trumpin, e jo ne. Izraeli, me vetëdije djallëzore, po e shkatërron veten dhe po mbjell kaos nëpër botë.

Shshshshtttt…

Ne jemi të vegjël për të ndikuar tek të mëdhenjtë dhe, në heshtje e me shumë kujdes, duhet t’i përcjellim ndodhitë e mëdha rreth nesh dhe të mbështetemi te lobi shqiptar në SHBA dhe te lobi shqiptar i mbi 7 milionëve në Turqi, të cilët kanë pozita të larta në qeverinë dhe ushtrinë e Turqisë. Dashtëm apo nuk deshtën disa anti-turq, gjenerali i KFOR-it në Kosovë është nga Turqia.

Kosova ka rezistuar ndaj Serbisë me UÇK-në, me armë të lehta këmbësorie e shpesh në mungesë, e jo më tani kur ka shtet, qeveri, ushtri, polici dhe është e armatosur shumë më shumë se UÇK-ja.

Serbia për momentin është në frikë dhe pritje nëse aleati i saj, Rusia, po fiton që ta mbrojë, që të mos copëtohet Sanxhaku e Vojvodina, dhe nuk e ka përkrahjen e mëparshme të shteteve të BE-së si më parë.

Komentet me ofendime do të fshihen.

Shshshshshtttttttt… lini anash përçarjet dhe përgatituni së pari për familjet, sepse çmimet do të ngrihen edhe më lart. Njëherë e kemi problem t’i lëmë anash disa lukse të përditshmërisë nëpër familje, e pritet që edhe më shumë të rëndohet xhepi familjar i secilit nga ne.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT