Tetovë, 11 Mars 2026 – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përuruar sot përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës kryesore në fshatin Llacë. Ky projekt përfshin rrugën që përshkon fshatin nga fillimi deri në fund, duke përmbushur kështu një kërkesë të kampe të banorëve të kësaj zone.
Sipas detajeve teknike të bëra publike, rruga ka një gjatësi prej 1,200 metrash dhe mbulon një sipërfaqe totale prej 4,783 m². Investimi synon të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të përmirësojë kushtet e jetesës për komunitetin lokal.
Gjatë përurimit, Kasami u shpreh se ky projekt është dëshmi e faktit se premtimet e dhëna po kthehen në realitet. Ai theksoi se kujdesi i komunës shtrihet në çdo vendbanim dhe lagje të Tetovës, me synimin për të ofruar infrastrukturë moderne dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.


