Arben Fetai reagon pas përçarjes në VLEN: Krahasimi me Revolucionin Francez dhe “vetëngrënia” e lëvizjes

Shkup, 11 Mars 2026 – Arben Fetai ka reaguar përmes rrjetit social Facebook lidhur me situatën e krijuar në koalicionin VLEN, pas përçarjeve të fundit në radhët e Aleancës për Shqiptarët (ASH).

 

Fetai ka bërë një paralelizëm me historinë e Revolucionit Francez, duke theksuar se kur një lëvizje fillon të luftojë brenda vetes dhe fraksionet përpiqen të marrin pushtet, ajo përfundon duke dëmtuar vetveten. Ai kujtoi se si grupet që rrëzuan monarkinë në Francë u përçanë dhe filluan luftën mes vete, gjë që solli eliminimin e liderëve dhe dobësimin e lëvizjes.

Sipas tij, përçarjet, intrigat dhe lufta për pushtet e dobësojnë çdo lëvizje deri në shkatërrim. Ky reagim vjen në kohën kur Fetai ka mbetur pa asnjë deputet në grupin e tij, pasi Mimoza Musa dhe Ilir Demiri vendosën t’i bashkohen grupit të Azir Aliut.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT