TETOVË – Klubi i Futbollit të Femrave “Shkëndija” ka shpallur zyrtarisht fillimin e regjistrimeve për lojtaret e reja që dëshirojnë t’i bashkohen familjes kuqezi. Ky njoftim vjen si një mundësi e shkëlqyer për të gjitha vajzat e moshës nga 7 deri në 15 vjeç që kanë pasion futbollin dhe dëshirojnë të zhvillojnë talentin e tyre në një ambient profesionist.
Stërvitjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive në Tetovë, me një frekuencë prej tri herë në javë. Klubi garanton një proces cilësor stërvitor, pasi puna do të udhëhiqet nga trajnues të licencuar dhe profesionistë të fushës.
Për të gjithë prindërit dhe sportdashësit e interesuar, ekipi i trajnerëve përgjegjës që do të udhëheqin procesin përbëhet nga:
-
Arita Loki (078 211 766)
-
Shpëtim Kuçi (070 607 736)
-
Enver Ramadani (trajner për portiere)
KFF Shkëndija fton të gjitha vajzat e reja të bëhen pjesë e ekipit për të zhvilluar potencialin e tyre në një ambient sportiv dhe motivues.


