Gashi: Në Kuvend nuk ka arritur asnjë propozim për heqjen e qeverisë teknike

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në emisionin “Për dhe kundër” në Televizionin Alfa lidhur me shfuqizimin  e qeverisë teknike, tha se ende nuk ka arritur asnjë propozim i tillë në Kuvend.

 

 

“Sa të arrijë në arkiv në Kuvend një propozim- ligj, ne e fillojmë procedurën dhe e dorëzojmë deri te deputetët deri në sjelljen e ligjit, në procedurë të shkurtër apo të rregullt. Nuk ka arritur asnjë propozim për heqjen e qeverisë teknike. Do të njoftoheni me kohë për këtë, kishim takim liderësh. Shihet dëshira të këtë kosensualitet kur ta heqim këtë qeveri teknike. E përshëndesim këtë iniciativë dhe mendoj se jemi të pjekur në organizimin e zgjedhjeve dhe duhet t’i qasemi atij procesi se cili është momenti i duhur”, tha Gashi duke shtuar se duhet ta shohim së pari ligjin për të sjellë vendim dhe më pas secili të merr qëndrim të vetin.

 

Lidhur me Kodin zgjedhor tha se kemi pasur një takim koordinues me ministrinë e Drejtësisë dhe se partitë politike do duhet të delegojnë nga dy përfaqësues.

 

“Ndoshta javën e ardhshme do të ketë një takim të grupit të punës dhe të fillojë me punë”, ka thënë Gashi.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT