NJOFTIM ZYRTAR: Myftinia e BFI – Tetovë organizon jetën fetare për Ramazanin 2026

Myftinia e Tetovës njofton të gjithë besimtarët mbi detajet e rëndësishme për fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit dhe orarin e namazeve:

 

Datat Kryesore:

  • Nata e parë e Teravisë: E mërkurë mbrëma, 18 shkurt 2026.

  • Dita e parë e Agjërimit: E enjte, 19 shkurt 2026.

Orari i Namazeve:

  • Namazi i Sabahut: Gjatë gjithë muajit, do të falet nëpër xhami 20 minuta pas kohës së Imsakut.

  • Namazi i Teravisë: Për t’u lënë hapësirë besimtarëve pas iftarit, falja e Teravisë do të fillojë 2 orë pas ezanit të Akshamit (Iftarit). Ky orar i ri aplikohet që nga nata e parë, e mërkurë, 18 shkurt.

Mesazhi i Myftinisë: “Lutemi që ky muaj të sjellë paqe, mbarësi dhe pranim të ibadeteve për të gjithë besimtarët.”

TË NDRYSHME

TË FUNDIT