Tetovë: Kallëzim penal për ndërmjetësim në prostitucion dhe ndihmë

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundrejt dy personave, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të prostitucionit.

 

Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi penal është ngritur kundër:

  • G.Sh. (40 vjeç) nga fshati Bojanë i Shkupit, nën dyshimin për veprën penale “Ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit”.

  • G.N. (60 vjeç) nga Tetova, nën dyshimin për veprën penale “Ndihmë”.


Detaje nga hetimi

Sipas policisë, gjatë viteve 2024 dhe 2025, e denoncuara e parë (G.Sh. nga Bojana) ka mundësuar kryerjen e shërbimeve seksuale në një objekt ndihmës të shtëpisë së të denoncuarit të dytë në Tetovë.

I denoncuari G.N. akuzohet se me vetëdije dhe dashje ka ndihmuar në këtë veprimtari, duke vënë në dispozicion hapësirat e objektit të tij për kryerjen e këtyre shërbimeve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT