Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar në fushën e kulturës dhe turizmit, si dhe për mundësi konkrete përmes të cilave Struga mund të përfitojë nga programet dhe iniciativat që ofron Ministria. Theks i veçantë iu kushtua edhe çështjeve që lidhen me pikën kufitare Qafë Thanë, si një nyje e rëndësishme për shkëmbimin ekonomik, turistik dhe kulturor ndërmjet dy vendeve.
Në kuadër të diskutimeve u trajtua edhe tema e UNESCO-s dhe statusi i Rajonit të Ohrit, duke theksuar nevojën për kujdes të përbashkët, koordinim dhe përgjegjësi në mbrojtjen e pasurisë sonë natyrore dhe kulturore – Liqenit të Ohrit. Të dyja palët nënvizuan rëndësinë e një qasjeje partnere dhe politikave të harmonizuara për të garantuar mbrojtje afatgjate dhe zhvillim të qëndrueshëm të rajonit.
Ministri Gonxhja theksoi lidhjen e tij të veçantë emocionale me Strugën, si vendlindja e nënës së tij, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit.
Në takim morën pjesë gjithashtu:
Blendi Gonxhja – Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Marinela Prifti – Zëvendësministre në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Benida Kraja – Drejtore e Politikave për Trashëgiminë Kulturore,
Zana Çela – Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të forta rajonale, në avancimin e shkëmbimit kulturor dhe zhvillimin e turizmit, me një përkushtim të qartë për kujdes të përbashkët ndaj liqenit tonë dhe mbrojtjen e vlerave që ndajmë


