QEVERIA NËN PRESION: PRANOHET PROPOZIMI I SINDIKATËS SË AAGJSHQ PËR RRITJEN E PAGAVE

Pas një vale protestash dhe presioni të vazhdueshëm, Qeveria është detyruar të ulet sërish në tryezën e bisedimeve me Sindikatën e AAGJSHQ (ish-UPOZ). Takimi vendimtar është caktuar për këtë të enjte në orën 16:45, ku do të diskutohen kërkesat për rritjen e pagave të punonjësve në administratë dhe sistemin gjyqësor.

 

Rrugëtimi drejt marrëveshjes:

  • Janar 2025: Punonjësit e AAGJSHQ protestuan masivisht, por negociatat u ndërprenë në mënyrë të njëanshme nga ana e Qeverisë.

  • Tetor 2025: Sindikata kërkoi zyrtarisht që rritja e pagave të përfshihet në planifikimin buxhetor për vitin 2026.

  • 28 Janar 2026: Pas rifillimit të protestave, Qeveria “u dorëzua” dhe doli me një ofertë konkrete për punëtorët.


Fitore për punonjësit

Sindikata e AAGJSHQ thekson se ky sukses është rezultat i drejtpërdrejtë i qëndresës së punonjësve. Ata bëjnë të ditur se rritja e re nuk do të cenojë të drejtat ekzistuese të fituara me kontrata kolektive, por do të jetë një përfitim shtesë material.

“Kjo ofertë është fituar me protestë. Pa presionin e anëtarëve të AAGJSHQ, Qeveria nuk do të ishte kthyer në tavolinën e bisedimeve,” deklarojnë nga Sindikata.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT