Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar sot në Kuvend propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale.
Arsyetimi i propozimit:
-
Rritja e inflacionit: Në arsyetim theksohet se gjatë vitit 2025 është regjistruar rritje e vazhdueshme e inflacionit, ku indeksi i kostos së jetesës ka shënuar rritje të ndjeshme. Kjo vërehet sidomos te produktet bazë ushqimore, energjia, shërbimet komunale dhe kostot shëndetësore.
-
Shuma e kërkuar: Në përputhje me nevojat e punëtorëve dhe kërkesat e sindikatave, me këto ndryshime shuma e pagës minimale caktohet në 36.960 denarë, përkatësisht 600 euro.
-
Mbrojtja e kategorive të ndjeshme: Sipas LSDM-së, shtrenjtimi i ushqimeve dhe energjisë elektrike ka ulur fuqinë blerëse të punëtorëve, veçanërisht të atyre ku paga minimale është burimi i vetëm apo kryesor i të ardhurave.
-
Implikimet financiare: Për zbatimin e këtij ligji parashihen implikime financiare në vlerë prej 7.500.000.000 denarë.
“LSDM është në anën e punëtorëve. Presim mbështetje nga të gjitha partitë parlamentare. Le të sigurojmë pagë dinjitoze për punëtorët! Është koha!” – thuhet në njoftimin e LSDM-së.


