Megjithëse Real Madridi ka zgjedhur të qëndrojë pasiv gjatë merkatos së dimrit, drejtuesit e klubit “mbretëror” kanë nisur punën intensive për përforcimet e verës 2026. Prioriteti i presidentit Florentino Perez është qartësisht mesfusha, ku emri i parë në listën e dëshirave mbetet ylli i PSG-së, Vitinha.
Situata me Rodri-n (Plani B) Sipas mediave sportive, nëse dështon pista për portugezin e PSG-së, Real Madridi ka gati një tjetër emër të madh: Rodri nga Manchester City. Spanjolli ka një kontratë me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2027, por deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal për rinovimin e saj.
Dyshimet dhe monitorimi Megjithatë, interesi për Rodri-n shoqërohet me një kujdes të shtuar. Për shkak të dëmtimeve të shumta që mesfushori ka kaluar së fundmi, Real Madridi nuk do të hidhet në sulm pa u siguruar për gjendjen e tij fizike. Klubi madrilen do të ndjekë me vëmendje performancën e tij gjatë pjesës së mbetur të sezonit.
Nëse Rodri dëshmon se është rikuperuar plotësisht, Real Madridi pritet të nisë negociatat në verë. Për Manchester City-n, kjo mund të jetë mundësia e fundit për të përfituar financiarisht nga shitja e tij, përpara se lojtari të hyjë në vitin e fundit të kontratës dhe të rrezikojë largimin me parametra zero.


